Santos ka fituar Superkupën e Amerikës së Jugut duke mundur 2-0 Universdiad të Kilit për të ngritur këtë trofe për herën e parë në historinë e klubit. Neimar ka qenë protagonisti absolut i takimit, pasi ylli i Santos, që mbante edhe shiritin e kapitenit, ka shënuar një nga golat e kësaj fitoreje.
Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, pritej reagimi i ekipit brazilian dhe ashtu ka ndodhur, falë një paraqitje të shkëlqyer të Neimar. Kapiteni i Santos shkëlqeu me lojën e tij dhe gjeti golin e avantazhit me një gjuajtje precizoni, duke hequr trysninë nga skuadra e tij.
Ylli brazilian kishte mundësinë të shënonte edhe golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë, por ashtu si në ndeshjen e parë, gaboi në gjuajtjen e penalltisë dhe skuadra e Santos shkoi në interval me avantazhin e vetëm një goli. Por 15 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Santos vulosi gjithçka me golin e Bruno Rodrigo që shënoi me një gjuajtje me kokë.
Superkupa e Amerikës së Jugut është një turne që vë përballë fituesit e Kupës Libertadores me fituesit e Kupës Sudamerikana. (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 September 2012 10:01