Skuadra Racing Santanderit, në këtë verë pritet të përforcohet, pasi në krye të klubit ka një manjat indian, i cili ka premtuar blerje në klub.
Jonathan Dos Santos, vëllau i Giovani Dos Santos, i cili luan tek Santander, është në listën e lojtarëve që kërkohet nga ky klub.
Skuadra e Santanderit, me gjasë do ta marrë së pari kartonin e plotë të Giovanit, nga Totenham, e, më pas, do ta angazhojë Giovanin ta bind Jonanthanin të vijë tek Santander.
Në anën tjetër, Jose Mourinho ka hedhur poshtë çdo thashetheme se ai do të largohet nga Madridi për t’u rikthyer në Chelsea pas shkarkimit të trajnerit Anceloti.
Fansat e Chelseas, në ndeshjen e fundit në Premier Ligën Angleze, kishin brohoritur duke kërkuar rikthimin e Jose Mourinhos ne krye të klubit, por Mourinho ka hedhur poshtë çdo mundësi, duke shprehur keqardhje.
“Kam ende për të përfunduar këtu, ky është vetëm fillimi im këtu dhe nuk mendoj që të largohem me dëshirën time. Unë kam arritur këtu me shumë qëllime dhe mendoj që këto qëllime t’i realizoj edhe për 2 vite të tjera. Kontrata ime është për 4 vite, nëse unë i vazhdoj ato atëherë është sepse kam arritur diçka të mirë këtu. Unë mund t’ju shprehë keqardhje fansave te Chelseas, pasi që rikthimi im tek ta është i pamundur“, përfundoi Mourinho.
Friday, 27 May 2011 09:04