Gjigantët nga katalunia kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm nga ish-mesfushori i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili fitoi tre tituj të njëpasnjëshëm La Liga dhe dy herë lavdinë e Evropës, Ligën e Kampion
ëve.
Pavarësisht nga kjo, Hugo Sanchez e ka mbështetur Mourinho për t’i dhënë fund mbretërimit të rivalëve të tyre.
“Real Madrid kishte nevojë për një trajner si Jose Mourinho, për të rimarrë vlerat që i kishin humbur,” tha ai për AS.
“Të dy, Florentino Perez dhe Mourinho, janë shtylla kurrizore të një strukture që kërkon t’i japë fund mbretërimit të FC Barcelonës, dhe ata janë në rrugë të drejtë. Los Blancos duhet të mbështesin trajneri dhe lojtarët e tyre deri në vdekje.”
Me gjashtë lojëra në këtë sezonë, Barcelona ka 14 pikë dhe është në krye të Primera Divizionit, ndërsa Real Madridi zë vendin e tretë me një pikë më pak. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 16:59