Kiliani është i përfshirë për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës nga Republika Çeke, Viktoria Plzen.
Kiliani u lëndua në ndeshjen kundër Real Sociedad, më 10 shtator, dhe ka qenë jashtë fushës që nga ajo ditë.
Sanchez rifilloi trajnime të rregullta javën e kaluar dhe tani i është dhënë drita e gjelbër për t’u paraqitur në fushë.
Barcelona aktualisht është në pozitën e dytë në Grupin H, me shtatë pikë nga tri ndeshje, ndërkohë që Viktoria Plzen kanë grumbulluar vetëm një pikë.
Takimi i parë mes palëve përfundoi në një fitore 2-0 në për Barcelonën. Ndeshja e së martës nis në orën 20:45. (LajmeShqip.com)
Monday, 31 October 2011 10:21