Të shtunën luhet supersfida Milan – Inter. Kjo javë sjell derbin Della Madonnina, derbi ky i cili cilësohet si më i madhi në botë i rivaleve lokal të një qyteti.
Ekipi me i trofeshëm në botën e futbolli, AC Milan i cili garon në kuadër të Seria A ketë sezon ka zhvilluar gjithsejtë 30 ndeshje dhe ka arkëtuar 62 pikë që e renditin të parin në tabelën e klasifikimit, me sulmin e dytë në ligë dhe mbrojtjen më të fortë dhe me një goladë prej 51 gola të shënuara, 22 gola të pranuara e me 29 gola (plus) pret fituesin e tripletës Interin i cili për momentin renditet i dyti në tabelë dhe ka sulmin më të mirë në ligë dhe mbrojtje jo shumë të fortë e cila konsiderohet e katërta në ligë, Inter aktualisht ka 60 pikë të arkëtuara dhe një goladë prej 56 gola të shënuara, 32 gola të pranuara dhe 24 gola (plus).
Rossonerët aktualisht janë dy pikë para Nerazurreve dhe Inter kërkon hakmarrje për ndeshjen e nëntorit ku Milani arriti një fitore prej 0-1 ndeshjen të cilën e vulosi eksperti i Skudetos Ibrahimoviç, i cili momentalisht është i suspenduar.
Nëse Milan arrin ta mposht Interin atëherë do të ishte komod në renditjen tabelore me 65 pikë, e që do të ishte 5 pikë plus dhe lirisht mund të themi se Inter mund të përshëndetet me skudeto.
Nëse Inter arrin të mposht Milan atëherë Inter shkon në kuotën e 63 pikëve dhe do të tejkaloj Milanon që aktualisht ka 62 pikë ndërsa nëse ndeshja ndahet në paqe atëherë renditja mund të ndryshoj vetëm për Interin pasi që Napoli është në vendin e tretë ka 59 pikë dhe një fitore eventuale e Napolit dhe një barazim në derbi do të thotë se Inter kalon në vendin e trete në tabele.
“Ndërkohë trajneri i përfaqësueses së Italisë Cesare Prandelli beson se ekipi i cili fiton derbin ka avantazh për të fituar skudeton dhe njëkohësisht thotë se për momentin shanset janë 50-50”.
Sa i përket edhe tetë ndeshjeve të mbetura Milan pret: Interin, Sampdorinë, Bolonjën dhe Cagliarin ndërsa udhëton për në: Fiorentinë, Berscia, Romë dhe Udinese.
Inter pret: Chievon, Lazion, Fiorentinën dhe Catanian; ndërsa udhëton për në: AC Milan, Parmë, Cesenë dhe Napoli.
Sa i përket orarit të ndeshjeve të fundit shihet qartë se AC Milan ka para vetës edhe katër sfida të rëndësishme ndërsa Inter nuk ka ndonjë sfidë te madhe përveç Milanos dhe Napolit.
Friday, 01 April 2011 09:20