Matias Samer ka treguar dëshirën e Bajern Mynih për të rinovuar kontratat e Toni Kros dhe David Alaba. Të dy futbollistët kanë qenë vendimtarë me lojën e tyre duke ndihmuar skuadrën bavareze për të fituar si Bundesligën, ashtu edhe arritjen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Kupës së Gjermanisë, ndaj drejtori sportiv është gati të ulet në tavolinën e bisedimeve me dy lojtarët gjatë verës.
“Gjatë sezonit nuk do të ketë asnjë lloj negociate. Por kontratat e tyre përfundojnë në vitin 2015, ndaj duhet të fillojmë të flasim sa më parë me ata. Pas përfundimit të sezonit, duhet të ndërhyjmë sa më shpejt që të zgjidhin gjithçka për rinovimin e tyre”, deklaroi ai.
Të dy lojtarët kanë tërhequr vazhdimisht interesimin e klubeve të tjera të mëdha evropiane, por Samer ka përsëritur se ata janë shumë të rëndësishëm për klubin ndaj nuk do të lejohet largimi i tyre.
“Bajern duhet të mbajë lojtarë të tillë. Toni është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm për Bajernin”, tha Samer. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 April 2013 10:30