Hamdi Salihi ka rifituar vendin e tij në formacionin titullar të DC Junajtid dhe po ndihmon këtë skuadër të kthehet në një protagoniste falë golave të tij.
Sulmuesi shkodran ka shënuar edhe në suksesin 2-1 të ekipit të tij në Kupën U. S. Open, goli i 5-të në 7 ndeshjet e fundit të skuadrës, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.
Ndonëse ai i ka dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 24-t pas një aksioni spektakolar ku ka kaluar edhe portierin, DC Junajtid është dashur të shkojë në kohën shtesë të takimit pasi kundërshtarët e Riçmond kanë barazuar falë një 11-metërshi. Vetëm një gol në kohën shtesë i Saragoza i ka dhënë mundësinë skuadrës së Salihit që të kalojë në turin tjetër ku do të përballet me Filadelfian. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 May 2012 11:40