Luis Saha mendon se transferimi i ri i Manchester Unitedit, Anthony Martial, do të bëhet si legjenda e Arsenalit, Thierry Henry.
Transferimi më i ri i Manchester Unitedit, Anthony Martial, ka një përgjegjësi të madhe mbi supet e tij, pasi që është shndërruar në transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit për moshën që ka.
Martial u ble nga Monaco për shumën e 80 milion eurove me bonuse. Megjithatë, ish lojtari i Manchester Unitedit, nuk ka dyshime se 19 vjecari do të shkëlqej me fanellën e djajve të kuq.
“Ai është i jashtëzakonshëm. Ka shpejtësi, fuqi dhe teknik shumë të mirë. Ai do t’i surprizoi kundërshtarët e tij pasi që nuk e njohin mirë. Në Francë ne e quajmë Herny i ri. Kjo për faktin se ai mund të luaj në të dy krahët, në të djathtë dhe të majtë. Nuk dua të ë më shumë presion mbi të, por më duhet të them se ai do të shkëlqej me fanellën e Manchesterit duke fituar shumë tituj”, ka deklaruar Saha. /Express
Monday, 07 September 2015 19:53