Ish-lojtarët francezë u paraqitën sot së bashku me presidentin e FFF-së, Noel Le Great, dhe drejtorin teknik Francois Blaquar,t dhe janë punësuar në FFF me orar të plotë.
Një deklaratën, në faqen zyrtare të FFF-së, thyhet:
“Noel Le Great zyrtarisht shpall punësimin e Willy Sagnol, si drejtor i ekipit të rinjve dhe Marcel Desailly si ambasador i futbollit francez në Afrikë.”
“Willy Sagnol do të menaxhojë me zgjedhje të ekipeve të të rinjve për meshkujt dhe femrat, ndërsa Marcel Desailly do të ketë një rol përfaqësues në Afrikë, që përfshin trajnimin, menaxhimit dhe aplikimet për ndeshjet miqësore dhe imazhin e futbollit francez në atë kontinent. Ai do të ketë rolin e menaxherit të projektit.”
“Këta dy ish lojtarë, do të punojnë me kohë të plotë në postet e tyre.”
Sagnol ka zhvilluar 58 ndeshje për ekipin kombëtar mes vitit 2000-08, ndërsa Desailly fitoi Kupën e Botës 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000, gjatë një karriere të shquar me Francën.
Lajmi vjen në prag të përplasjes së Francës me Shqipërinë, në Paris, të premten. (LajmeShqip.com)
Thursday, 06 October 2011 20:51