Sipas informacioneve te fundit nga Anglia dhe Gjermania, mbrojtësi francez i krahut të djathtë, Bacary Sagna iu është ofruar Bayernit, Sagna mund të jetë një kandidat shume interesant për skuadrën bavareze.
Mendohet se ne kampin bavarez është diskutuar shumë dhe kanë ardhur në përfundim, se Philip Lahm duhet te rikthehet përsëri në krahun e majte të mbrojtjës.
Por ne krahun e djathte, qe nga përfundimi i karrierës se Wlly Sangol ne shkurt të vitit 2009, mungon zgjedhja perfektë. A do te behet Sagna, Sangoli i ri, mbetet te shihet?
Prejardhja dhe pozita janë të njëjta, po ashtu dhe emri i tyre është i përafrueshëm. Problemi: Sangoli kaloi në vitin 2000 tek Bayerni, për një shumë rreth 7.7 milion euro.
Për Sanga-n, Bayerni do të duhej të paguante më shumë se 10 milionë euro. Vlera aktuale e francezit konsiderohet të jetë 17 milionë. Vetëm në fillim të vitit 2008, e ka vazhduar kontratën e tij me Arsenalin deri në vitin 2014.
Por pyetja mbetet se a do të kalojë ylli i Arsenalit tek Bayerni? Kjo le të mbetet të shihet.
Wednesday, 11 May 2011 08:39