Pas sigurimit të shërbimeve të mesfushorit argjentinas Erik Lamela, drejtori sportiv i Giallorossëve, Walter Sabatini, siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq
Në një intervistë për SS ai ka zbuluar më shumë rreth planeve të tij për merkaton e Romës, ku edhe pse theksoi se në ditët në vijim nuk do të ngutet, ai konfirmoi se dëshiron një portier, një mbrojtës dhe një mesfushor të klasit të lartë.
”Së pari kemi nevojë për një portier me cilësi të larta. Stekelenburg është ideal për Enriquen. Edhe pse kanë ngecur paksa negociatat, kohët e fundit do të punojmë shumë në atë drejtim. Më pas, më duhen edhe dy djem, një mbrojtës dhe një mesfushor. Megjithatë, ne nuk do të ngutemi, do të shikojmë me vëmendje situatën”, përfundon Sabatini.
Sipas medieve italiane, Roma shumë shpejtë mund të bëjë zyrtare edhe katër apo pesë transferime, ndër to edhe Bojan Krkiç, Maarten Stekelenbug, Jose Angel, Loic Nego dhe Simon Kjaer.
Monday, 11 July 2011 09:31