Uejn Runi dëshiron që Sër Aleks Ferguson të jetë menaxheri i tij gjatë gjithë karrierës së tij. Javën e kaluar u raportua se marrëdhëniet mes palëve nuk ishin të kënaqshme, pasi Ferguson e kishte dënuar Runin për paraqitjen e dobët kundër Bllekbërn si dhe për daljen një natë jashtë klubit pa leje gjatë Krishtlindjeve.
Por Runi deklaroi për “The Sun” se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje. “Sër Aleks është menaxheri më i madh i të gjitha kohërave. Sigurisht, unë do të doja të luaja me atë për pjesën tjetër të karrierës sime”.
“Ai është një menaxher i madh dhe është kjo ishte një arsye e madhe pse unë iu bashkova Mançester Junajtid. Nuk dot jetë aspak keq për mua nëse unë mund të përfundoj karrierën time duke luajtur nën urdhrat e tij”.
Runi shtoi: “Siç kam thënë edhe më parë, ai gjithmonë është në sytë e mi, sukseset e tij dhe trofetë e tij flasin vetë. Ai është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe ka bërë aq shumë për futbollin dhe mua. Angazhimi i tij i përditshëm e bën atë të palodhshëm”.
“Ai në çdo mëngjes është i pari në fushë dhe çdo herë del i fundit nga fusha. Angazhimi i tij, dëshira e tij për të fituar dhe përkushtimin i tij e bëjnë atë menaxherin më të madh”, deklaroi Runi. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 10:55