Neuer u bashkua nga Schalke me Bayern në dritare të transferimit të verës dhe shumë shpejt është bërë një lojtar kyç te gjigantët e Bundesligës.
“Ai ka treguar se mishëron mentalitetin e Bayernit në një shkallë të jashtëzakonshme. Manuel e ka kuptuar këtë situatë tepër shpejt. Mënyra se si ai luan i ka tejkaluar pritjet tona”, tha Rummenigge në faqen e zyrtare të Bayernit.
“Natyrisht, është e mrekullueshme, ai pranoi vetëm një gol pas tetë ndeshjeve në Bundesligë, e kjo flet për cilësinë e tij si portier. Ai e bëri këtë duke shpëtuar mrekullueshëm portën kundër Hoffenheimit, që tregon se ai ka marrë hapin e ardhshëm.”
“Ai nuk i ka 20 të shtëna për të shpëtuar në rrjedhën e një ndeshje, janë vetëm dy ose tre, por ju duhet të jeni i përqendruar totalisht për të bërë atë.”
Neuer kohëve të fundit ka vendosur një rekord të ri në klub për 1018 minuta pa pranuar gol. Të dhënat e vjetra janë 1011 minuta pa gol të mbajtura nga Oliver Kahn. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 11 October 2011 21:12