Karl-Heinz Rummenigge liron Mario Gotzen duke i ndezur dritën jeshile largimit të sulmuesit drejt një destinacioni të ri.
Pas aventurës 2-vjeçare në “Allianz Arena”, lojtari nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në skuadrën e Pep Guardiolës, ç’ka ka bërë që Juventusi të hedhë grepat. Drejtuesi i lartë i Bayernit nuk e përjashton mundësinë që heroi i finales së Botërorit të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo e kampionëve të Gjermanisë.
“Ka një kontratë që e lidh me ne edhe për dy vitet e ardhshme dhe nuk e di se çfarë bluan në kokë. Në fund të fundit, është vetë lojtari që duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Dy vitet e fundit sigurisht që nuk kanë qenë të lumtura për të këtu në Mynih. Tani duhet të presim për të mësuar se çfarë do të ndodhë. Ne i pranojmë gjërat siç janë por e theksoj që duhet të presim sepse fillimisht lojtari do të diskutojë me mua. Oferta nga Juventusi? Jo nuk kemi pasur”.
Në vijim të intervistës, Rummenigge përqëndrohet te çështja Vidal, i cili u transferua në Mynih pas bisedimeve të stërzgjatura me klubin torinez.
“Lojtarin e kemi ndjekur gjatë por vetëm tani na u krijua mundësia për ta blerë. Klubet e mëdha si Juventusi nuk i lejojnë largimet e lojtarëve të rëndësishëm por në fund ia dolëm mbanë. Vidal dëshironte të niste një eksperiencë të re dhe vendosi të bashkohej me ne”.
Friday, 07 August 2015 08:11