Gjigantët bavarez ka korrur rezultatete mbresëlënëse financiare në sezonin 2010-11, pavarësisht se në fushë ishin tepër zhgënjyes.
Drejtori financiar i Bayern Munich, Karl Höpfner ka zbuluar se klubi ka operuar në një fitim të madh gjatë sezonit 2010-11. Ky lajm do të thotë se gjigantët e Bundesligës kanë korrur të ardhura pozitive neto për sezonin e 19-të radhazi, pavarësisht qëndrueshmërisë zhgënjyese në fushë.
Gjatë sezonit 2010-11, konkretisht nga 1 korrik 2010, deri me 30 qershor 2011, është regjistruar një qarkullim prej 328,5 milionë euro, një fitim prej 62.3 milionë euro dhe me një fitim pas tatimit prej 1.3 milionë euro.
“Unë jam i kënaqur me anën financiare të klubit tonë,” tha CEO i BM, Karl-Heinz Rummenigge në faqen zyrtare të klubit. “Ne jemi në formë të shkëlqyer komerciale për të ardhmen.”
Bayern janë në krye të Bundësligës me pesë pika të qarta, ndërsa ata janë edhe udhëheqës i grupit A në Ligën e Kampionëve. (LajmeShqip.com)
Saturday, 19 November 2011 15:07