Rummenige, duke folur për çështjen e Boateng, ka thënë se Manchester City vazhdon të kërkojë akoma 20 milionëshin dhe në këtë drejtim ende nuk ka përparime. Prandaj, Rummenige është duke menduar për alternativën.
Sot, në media është publikuar alternativa më e përfolur, që mbanë emrin Alex i Chelseas.
Gjithashtu, Rummenige ka bërë të ditur se rreth transferimit të Vidal, nuk ka asnjë risi, por që sipas tij, interesi për një mesfushor defanziv është tepër i madh. “Nëse është e mundur për një çmim të volitshëm, atëherë ne do ta bëjmë atë”, ka thënë Rummenige.
Duke folur rreth çështjes së Manuel Neuer, i cili dje u sulmua përsëri nga fansat me disa pllakate, Rummenige ka thëne se këta njerëz janë të pa dëshirueshëm, sepse bëjnë gjëra të turpshme. “Ne do t’i ndalojmë këta njerëz, ata nuk mund të hyjnë në stadium”, ka përfunduar Rummenige.
Friday, 08 July 2011 17:40