Regjimi i ri i Usain Bolt duket se po funksionon. Vetëm dy javë pasi xhamajkani lajmëroi se tashmë do të përqendrohej vetëm te përgatitja për Lojërat Olimpike dhe do të braktiste fushatat publicitare, ai ka arritur të regjistrojë kohën më të mirë të sezonit.
Vetëm 6 ditë pasi kishte regjistruar kohën më të dobët të karrierës si profesionist në garën e 100 metrave dhe 66 ditë para asaj që do të jetë finalja e kësaj gare në Lojërat Olimpike, Bolt ka treguar se është në një formë të shkëlqyer duke dhënë kohën 9.76 sekonda.
Në garë e zhvilluar në pistën e stadiumit “Olimpiko” të kryeqytetit italian, ai arriti të linte pas lehtësisht ish-rekordmenin botëror, Asafa Pauell dhe ish-kampionin e botës Kim Kollins, të cilët nuk u dukën në gjendje të rivalizonin me sprintierin xhamajkan. (LajmeShqip.com)
Friday, 01 June 2012 14:10