Pasi u përmbush katastrofa me eliminimin pothuajse të sigurt nga Evropa Liga, Agnelli fillon të përdorë të madhin Nedved për merkato. Nga konsulent i presidentit të ri, Nedved kalon në specialist merkatoje.
Në Corso Galileo Ferraris, të gjithë po e verejnë këtë gjë. Të gjithë shikojnë se si rritet pesha e Nedvedit dhe ulet ajo e Marottas.
Del Neri do të largohet, por edhe Marotta është në vëzhgim, sepse ky vit ka ngjallur shumë pakënaqësi. Një mal me miliona euro do të shpenzohen për tërheqjen e lojtarëve që nuk e kanë bindur dhe për të blerë kampionë të rinj.
Ky vit zhvlerësoi të gjithë lojtarët, duke u nisur nga Martinez, një katastrofë prej 12 milionë eurosh. Numra alarmues që fusin në lojë Nedvedin, i cili e zyrtarizon Conten dhe merr pjesë në marrëveshjen me Agueron.
Ish-lavdia juventine, Platini, mes ironisë dhe dëshpërimit, në mikrofonat e Premium Calcios, komentoi momentin e Juventusit nga Dublini: “Nëse mund t’i premtoj Juventusit një Scudetto në mandatin e ri 4-vjeçar? Do të më duhet më shumë se një mandate, duke parë situatën aktuale. Gjithsesi, Juventusi duhet të jetë pozitiv, nuk mund të luajë kaq keq, kështu që ka vend vetëm për përmirësim”.
Thursday, 19 May 2011 09:31