Një paraqitje e jashtëzakonshme e Derrik Rouz ka shpëtuar Çikagon nga një humbje në shtëpi përballë Nju Orlins. Organizatori ka shënuar 32 pikë dhe 9 pasime, për të udhëhequr skuadrën drejt suksesit 99-95. Pretendentëve për titull u është dashur të djersijnë shumë për të arritur këtë sukses, pasi 2 minuta para përfundimit të takimit ishin 4 pikë pas kundërshtarëve, por një paraqitje shumë e mirë në mbrojtje siguroi këtë sukses të rëndësishëm që i mban në distancë të afërt me Majemin në garën për rekordin më të mirë në NBA. (LajmeShqip.com)
G. Steit-Indiana 78-102
Boston-Kliveland 86-83
Filadelfia-Detroit 97-68
Uashington-Miluoki 118-119
Toronto-Hjuston 85-88
Nju Orlins-Çikago 95-99
Nju Xhersi-Dallas 93-92
Utah-Sakramento 96-103
Minesota-LA Klipërs 109-97
Wednesday, 29 February 2012 09:03