Skuadra e Massimiliano Allegrit synon fitoren e dytë dhe dëshiron një fitore bindëse ndaj kampionëve të Bjellorusisë, për të konsoliduar pozitën e tyre në Grupin H.
Ndeshja zhvillohet më: 19 tetor 2011
Vendi: Milano, Itali
Stadiumi: San Siro
Ora: 20:45
Gjyqtar i takimit: T. Hagen.
AC Milan ka pasur disa lojtar të lënduar, si Alexandre Pato, i cili ende po shërohet nga një problem në kofshë, megjithatë edhe Clarence Seedorf do të humbasë ndeshjen për shkak lëndimit në gju, ndërsa Thiago Silva duket i vendosur të ndjekë shembullin e shokëve, pasi mori një goditje kundër Palermos.
Ndërkohë, Kevin Prince Boateng, Gianluca Zambrotta, Mario Yepes dhe Massimo Ambrosini janë të gjithë të aftë për të marrë pjesë, kurse Gennaro Gattuso mbetet i pezulluar dhe Mathieu Flamini pritet të humbasë fazat e grupit si rezultat i një dëmtimi të rëndë.
Për homologët e tyre bjellorusë, mbrojtësi Yegor Filipenko është mungesë e tyre e vetme, pas marrjes së një lëndim në detyrë me kombëtaren e Bjellorusisë, ndërkaq Aleksandër Yurevich, Vitali Rodionov, Evgeni Kuntsevich dhe Alexsandr Pavlov të gjithë këta janë të gatshëm.
Formacioni i mundshëm i AC Milan, 4-4-1-2: Abbiati; Abate, Nesta, Bonera, Antonini; Nocerino, Van Bommel, Aquilani; Boateng, Ibrahimovië, Robinho.
Formacioni i mundshëm i Bate Borisov, 4-4-2: Gutor; Baga, Simiç, Radkov, Bordachev; Volodko, Bressan, Kontosevoi, Olekhnovich; Rudik, Kezman. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 15:55