Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i bindur se Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve dhe larg Mançester Junajtid.
Sër Aleks Ferguson, një ditë më parë, tha se Guardiola ishte larg Junajtid. A shtoi se nuk mund ta shihte spanjollin duke ikur nga Barcelona në një periudhë kaq të suksesshme për katalanasit dhe se po të ishte në vendin e tij do të qëndronte te klubi më i mirë në botë.
Rosell vlerësoi fjalët e Fergusonit dhe tha: “Ferguson është një person i mençur dhe unë shpresoj se Pep nuk do ta injorojë atë dhe do të qëndrojë në Barcelonë për një kohë të gjatë”
Në ndarjen e çmimit për Topin e Artë, Rosell shtoi: “Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka të mundshme për të mbajtur Mesi në Barcelonë.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 10 January 2012 11:17