Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ai nuk mund të kujdeset për të tjerët, pasi mori fishkëllima nga tifozë në Qip
ro.
Ronaldo ka marrë fishkëllima nga tifozët në “GSP Stadium Crowd”, të cilët gjatë gjithë kohës kanë thirrë emrin e lojtarit më të mirë në botë Lionel Messi.
“Unë nuk mund t’ua mbyllë gojën njerëzve. Nuk më intereson se ç’thonë të tjerët,” deklaroi ish-ylli i Manchester United.
“Unë dua të vazhdoj punën time, e kam filluar këtë sezon në formë të mirë, me qëllime të rëndësishme, dhe unë dua që kjo të vazhdojë. Unë gjithmonë përpiqem të jap më të mirën”, ka thënë ai. (LajmeShqip.com)
Saturday, 03 September 2011 12:16