Siç duket as Cristiano Ronaldo nuk ka qenë imun nga momentet famëkeqe të Sir Alex Fergusonit, sa ishin pjesë e Manchester Unitedit.
Ish-trajneri i Manchester Unitedit ishte i njohur për temperamentin e tij shpërthyes në dhomat e zhveshjes kur gjërat nuk shkonin në mënyrën e tij, transmeton Koha.net.
Në dokumentarin “Sir Alex Ferguson: Secrets of Success” e transmetuar në BBC, ylli portugez tregon momentet nga nervozizmi i Fergusonit në dhomat e zhveshjes.
“Më kujtohet kur bënim ndonjë gjë të keqe, ose humbnim ndonjë ndeshje, ai godiste karriget dhe këpucët, ai godiste gjithçka , ujin, pijet dhe bëhej aq i kuq në fytyrë dhe të shante, “duhej ta pasoje topin” thoshte ai. Ishte e pabesueshme, por ishte diçka e mirë, sepse ne kemi mësuar”, është shprehur Ronaldo.
Tuesday, 06 October 2015 12:35