Cristiano Ronaldo shënoi pesë herë në ndeshjen ndaj Espanyolit duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Realit në La Liga, mirëpo pas ndeshjes ai ka bërë një veprim të madh.
Ronaldo i cili kritikohet për individualizmin e tij, u ka thënë shokëve të skuadrës se golat e shënuar nga ai janë edhe meritë e tyre.
“Këto 5 gola janë edhe tuajat po ashtu”, u ka thënë Ronaldo shokëve të tij në zhveshtore deri sa po bëheshin gati për të dal në stërvitje, shkruan AS.
Sipas gazetës spanjolle lojtari është shumë i lumtur që bashkëlojtarët po e ndihmojnë atë dhe po luajnë si skuadër, gjë që sipas portugezit do t’u sjellë sukses në fund
Monday, 14 September 2015 12:01