Ish-ylli i Real Madridit, Ronaldo e ka këshilluar yllin e Santosit, Neymar, për të bërë një lëvizje në Santiago Bernabeu.
Pas Realit, edhe
skuadra më e mirë në botë, Barcelona është në vëzhgim të sulmuesit të Santosit, Neymar.
“Të dy opcionet janë të mëdha, por unë ende shpresoj se ai do të shkojë në Real Madrid, ku edhe unë kam kaluar pesë vite”, tha Ronaldo për Terra.
“Mendoj se do të ishte më mirë për të”, përfundoi ai.
“Brazili është i vogël për Neymar.” “Ky është momenti i tij dhe ai duhet të ketë ambicie për të pushtuar botën, në vend se të jetë mirë në Brazil.” (LajemShqip.com)
Monday, 05 September 2011 12:57