Trajneri spanjoll i Real Madridit, Rafa Benitez, nuk ka dyshime për futbollistin më të mirë në botë.
Ish-trajneri i Napolit, tani në krye të Real Madridit, Rafa Benitez, e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë portugezin Cristiano Ronaldo.
Sipas asaj që ka thënë Benitez, Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, dhe tekniku spanjoll do të donte të kishte më shumë lojtarë në skuadër me mentalitet të Ronaldos.
“Kam kaluar disa ditë pune me të dhe është futbollist i cili dëshiron të fitojë gjithmonë. Andaj, për këtë arsye është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Benitez gjatë një konference për shtyp.
“Do të më pëlqente që të gjithë të kenë të njëjtën dëshirë për të fituar gjithmonë”, u shpreh Benitez.
Thursday, 23 July 2015 11:25