Kristiano Ronaldo mund të quhet pa frikë golshënuesi më i mirë në botë tani për tani. Numri 7 i Realit të Madridit do të synojë të kthehet në lojtarin me më shumë gola të drejtuar ndonjëherë nga Zhoze Murinjo, gjithnjë nëse shënon sonte në portën e Vilarealit.
Ronaldo ka realizuar deri tani 66 gola në 67 ndeshje, me mesataren e jashtëzakonshme prej 1 goli për ndeshje, ndërsa është baraz me Didie Drogbanë, sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që ishte me Murinjon tek Çelsi.
Me 3 golat e realizuar në portën e Malagës, CR7 kaloi Frenk Lampardin që ka shënuar 63 gola për trajnerin portugez nga Setubali.
Po ashtu, superylli portugez synon të arrijë shifrën e 100 golave për Realin e Madridit, pasi karriera e tij në “Bernabeu” ka nisur me trajnerin Ernesto Pelegrini, një vit para sesa Murinjo të ulej në stolin madrilen.
Nga 66 golat për Zhozenë, Ronaldo ka shënuar 51 në kampionatin spanjoll, 7 në Ligën e Kampionëve, 7 në Kupën e Spanjës dhe një në Superkupën e Spanjës.
Wednesday, 26 October 2011 19:25 