Ronaldinjo vazhdon të jetë protagonist në të mirë a në të keq te gjithçka që ndodh te skuadra e Flamengos. Sulmuesi ka shënuar një gol, por gjithashtu është ndëshkuar me karton të kuq që në pjesën e parë të takimit të fituar nga ekipi i tij me rezultatin 2-0 përballë Fluminense në Kupën e Rio.
Ronaldinjo shënoi saktësisht nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 23-të të ndeshjes për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, po më pas u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 40-të, pasi shkeli këmbën e mesfushorit Vagner në një ndërhyrje të ashpër. Dy herë fituesi i çmimit “Lojtari i Vitit FIFA”, ishte ndëshkuar me karton të verdhë që në minutën e 8-të të ndeshjes.
“Gjyqtari më kishte thënë që më përpara se do të më largonte me karton të kuq. Më tha të mos bëja më faulle”, ishin fjalët e Ronaldinjos ndërsa largohej i zemëruar nga fusha e lojës. (LajmeShqip.com)
Monday, 12 March 2012 10:35