Fantazisti brazilian Ronaldinjo është pranë një rikthimi të bujshëm në Evropë. Lojtari ka probleme të mëdha më Flamengon ku nuk merr rrogën prej 5 muajsh për shkak të problemeve financiare të kësaj skuadre.
Si rrjedhojë, futbollisti ka bërë të qartë se do të presë deri me 25 janar, ndërsa më pas do të bojkotojë ndeshjen e Kupës Libertadores kundër Real Potosi. Më pas, ai do të kërkojë ndërprerjen e kontratës dhe do të pranojë ofertat që i kanë ardhur.
Sipas vëllait e njëkohësisht menaxherit të tij, Roberto De Asis, për “Gauçon” interesohen klube italiane e spanjolle.
“Ai vazhdon të stërvitet mirë dhe është në maksimumin e formës fizike aq sa analizat tashmë përcaktojnë vetëm 9% masë dhjamore në trup”.
“Kemi marrë oferta të ndryshme ku një vjen nga Italia, një nga Spanja dhe një nga një klub brazilian që do të luajë në Libertadores”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Thursday, 12 January 2012 15:45