Pas disfatës së mbrëmshme që pësoi në shtëpi të vet, klubi romak ka marrë edhe një lajm të keq, për lëndimin e Philippe Mexes.
Sipas raporteve të para, lojtari ka dëmtuar gjurin në humbjen nga Juventus dhe klubi është i detyruar t’i zhvillojë disa ndeshje pa të.
Francezi në ndeshjen e mbrëmshme u detyrua ta lë fushën në minutën e 51-të si rezultat i këtij dëmtimit.
Mbrojtësi 29-vjeçar ka qenë një lojtar kyç në Romë këtë sezon, ku ka arritur në vendin e 307-të në renditjen e EDGE CASTROL pas formës së tij të mirë në muajt e fundit.Ish ylli i Auxerre do t’i nënshtrohet shqyrtimit të mëtejshëm sot për të qartësuar masën e dëmit.
Monday, 04 April 2011 08:11