Romario, legjenda e Brazilit, thotë se FIFA është e korruptuar, derisa shpreson që Sepp Blatter shumë shpejtë të përfundoj në burg.
FIFA është e korruptuar dhe Sepp Blatter shumë shpejtë duhet të përfundoj në burg. Kështu mendon ish sulmuesi i Brazilit, Romario.
Para disa muajve disa zyrtarë të FIFA’së u arrestuan nën dyshimin se janë korruptuar për organizimin e Botërorëve 2018 dhe 2022
“Fifa është e korruptuar. Disa prej tyre janë arrestuar dhe disa të tjerë do t’i ndjekin. Unë shpresoj dhe lutem çdo ditë se Blatter do të jetë një prej tyre.”, ka deklaruar Romario.
Por, sulmuesi legjendar i Brazilit mendon se edhe Michel Platini, i cili është kandidat për ta zëvendësuar Sepp Blatterin, nuk është i denjë për ta drejtuar FIFA-ën
“Platini është pjesë e kësaj bote të FIFA’së dhe UEFA’së dhe asgjë pozitive nuk ka ndodhur nën mandatin e tyre.”, ka përfunduar ai. /Express/
Wednesday, 23 September 2015 18:23