Ish-ylli i futbollit brazilian, Romario, ka kritikuar përsëri përgatitjet që po bëhen për Kupën e Botës 2014 në Brazil, duke thënë se FIFA dhe qeverisja vendore po mashtronin njerëzit duke deklaruar se ky do të ishe turneu më i bukur i të gjitha kohërave.
“Ishte një turp të lexoje gazetat dhe të shihje se qeveria federale është bashkuar me FIFA-n për të organizuar Kupën e Botës më të madhe të të gjitha kohërave. Kjo është një gënjeshtër shqetësuese. Kjo nuk do të jetë Kupa e Botës më e madhe të gjitha kohërave dhe ne do të turpërohemi. Qeveria federale po mashtron njerëzit. Presidentja Dilma po mashtrohet apo po lejon njerëzit që ta mashtrojnë atë”, ishte komenti i tij i ashpër nëpërmjet Facebook.
Në vitin 2007, kur u aprovua kandidatura e Brazilit, vetë Romario deklaronte se ky do të ishte turneu më i madh i të gjitha kohërave, por që në momentin kur ai i ka hyrë politikes, ai është shfaqur shumë kritik ndaj mënyrës se si vendi i Amerikës Jugore po përgatitet për aktivitetin.
Sipas tij, gjithçka ishte mashtrim dhe vendi nuk ishte aspak i përgatitur për këtë aktivitet të rëndësishëm, ashtu si nuk po përgatitej për Kupën e Konfederatave të vitit të ardhshëm.
“Do të jetë mashtrimi më i madh në historinë e Brazilit. Atëherë unë do të dua të shoh nëse njerëzit që po qeshnin në fotografitë e këtij takimi do të dalin më në publik. Brazili është kthyer në cirk dhe tani të gjithë e dimë se kush janë klounët”. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 March 2012 14:14