Pas paraqitjeve të mira me Palermon këtë sezon Federicio Balzaretti ka rënë në sy të shumë skuadrave por ajo që është në garë seriozisht për të duket Roma.
Pas fjalëve se mund të largohet John Arne Riise drejtë Premier Ligës, Roma e konsideron Balzarettin si zëvendësim të përsosur në atë pozitë.
Mbrojtësi 29 vjeçar karrierën profesionale e ka filluar te Varese por gjithashtu ka veshur edhe fanellat e klubeve si Siena, Torino, Juventus dhe Fiorentina para se të bashkohej me Palermon në vitin 2008 ku deri me tani ka bërë mbi 100 paraqitje zyrtare me sicilianët.
Balzaretti i cili bërë debutimin me kombëtaren Italiane në nëntor të 2010 nuk do të jetë transfer i lirë pasi ka kontratë me klubin deri në vitin 2013.
Wednesday, 11 May 2011 14:03