Aksi më i nxehtë i merkatos në Itali mbetet ai mes Romës dhe Juventusit, dy skuadra që luftojnë për objektiva të ndryshëm por që mbeten në qendër të merkatos për shkak të dëshirës për t’u përforcuar.
Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe këtë e tregon fakti që bardhezinjtë huazuan pa probleme Marko Borrielon nga kryeqytetasit. Por duket se tani do të jetë një sulmues që do të bëjë rrugën e kundërt, duke u transferuar nga Torino drejt Romës, në formë huazimi të paktën deri në fundin e sezonit.
Shkak është bërë dëmtimi i Osvaldos, që do të mungojë për 2 muaj dhe që ka lënë Romën pa asnjë sulmues të mirëfilltë. Si rrjedhojë, kryeqytetasit kërkojnë të marrin hua Fabio Kualjarelën, i cili mbetet tashmë zgjedhje e tretë për repartin e avancuar të Juventusit.
Për të bindur Konten, drejtuesit e Romës kanë propozuar një shkëmbim huazimesh me mesfushorin Klaudio Pizarro, i cili ditën e fundit është zënë me trajnerin Luis Enrike duke shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 January 2012 17:46