Sipas mediave italiane thuhet se Roma është duke e bërë një ofertë në drejtim të Palermos për lojtarin e tyre Javier Pastore.
Roma duket të jetë afër nënshkrimit me Javier Pastore, ndërsa ky i fundit ka qenë i lidhur me një largim nga Palermo.
Sipas Il Corriere dello Sport një marrëveshje pesë vjeçare me nga 1.5 milionë çdo sezon është gati ta ofrojë klubi i Romës për 21 vjeqarin. Roma është e gatshme që të bëjë një ofertë prej 30 milionë eurove dhe ti përfshijë edhe disa lojtarë të tjerë në mënyrë që ta bindë Pastoren të largohet nga Palermo.
Pastore ka qenë gjithnjë në lidhje me një largim të mundshëm nga Palermo në drejtim të shumë klubeve evropiane.
Wednesday, 11 May 2011 14:39