Agjent i mesfushorit të Romës, Rodrigo Taddei ka zbuluar se klienti i tij mund të largohet nga klubi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.
Taddei është në Romë që nga viti 2005, por me ardhjen e trajnerit të ri Luis Enrique, ka bërë vetëm dy paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon.
Mesfushori, nuk është i kënaqur në Romë dhe përfaqësuesi i tij i ka dhënë tashmë një aluzion se 31-vjeçari mund të largohet nga Stadio Olimpico.
“A do të lë Romën në janar? Është shumë herët për të folur për të ardhmen e tij, por një gjë është e sigurte, Rodrigos i është dhënë shumë pak vend, pavarësisht faktit se ai është një lojtar i cili mund të japë ende shumë më shumë për Romën,” tha Alessandro Lucci për TMW.
“Ai është i lidhur me ngjyrat Giallorosse dhe është në gjendje të mirë fizike. Ai ka gjithçka që i nevojitet të bëjë në Romë, por nëse situata mbetet si kjo, atëherë ne do të takohemi me klubin për të diskutuar të ardhmen e tij.”
“Paris Saint-Germain nuk janë i vetmi klub i interesuar në të,” vazhdoi Lucci. “Është e vërtetë që ai shkoi në Paris, por kjo ishte thjesht një pushim dhe asgjë më shumë.”
“Ai vazhdon të jetë shumë tërheqës për palët në Itali, por mbi të gjitha në Angli. Ka shumë klube të mëdha evropiane të gatshëm të bëjnë hapin drejt tij, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 17 November 2011 11:30