Vëllai i Rajan Gigs, Rodri, ka shpërthyer në akuza duke folur për “The Sun” rreth skandalit që shpërtheu vitin e kaluar. “Rajan nuk është gjë tjetër veçse një krimb”.
Rodri tregoi se gruaja e tij Natasha, i kishte treguar gjithçka për këtë çështje dhe i ka kërkuar falje, ndërsa tregoi se tani ndjente urrejtje ndaj Rajan mbi tradhtinë e tij. Deklarata e Rodri Gigs u bë në faqen e internetit të “The Sun” nëpërmjet një videoje ku hap zemrën për këtë problem.
“Rajan është një futbollist i madh, por ai nuk është njeri. Ai është një krimb. Natasha ishte tërë jeta ime dhe ai duhej të ishte person i afërt për mua. Kam gjetur një letër të shkruar me dorë nga Natasha që sqaron gjithçka”, tha Rodri.
Sipas tij, gabimi më i madh është që Rajan nuk i kërkoi kurrë falje për faktin se ka shkuar në shtrat me gruan e vëllait të tij. “Ai kurrë nuk kërkoi falje dhe është mirë të dini se ai ka shkatërruar jetën time për ca seks më shumë. Gjëja më e vështirë ishte t’i shoh ata së bashku. Kur dikush ka qenë heroi juaj më i madh dhe pastaj ju e gjeni se ai ju ka mashtruar dhe gënjyer duke fjetur me gruan tuaj prapa krahëve, kjo të lëndon”.
Rodri shpreson që ai tani të shpëtoj lidhjen me Natasha. “Unë e dua Natashën, ajo është gruaja ime, unë dua të provoj të shpëtoj lidhjen tonë në qoftë se mundem. Unë kam një familje të mirë, një shtëpi të mirë dhe unë mendoj se ajo u manipulua nga Rajan në moshë të re”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 14 January 2012 13:58