Brendan Rodgers nuk është i shqetësuar me spekulimet e mediave se mund të shkarkohet nga Liverpooli pas rezultateve negative.
Brendan Rodgers rrezikon të shkarkohet nga Liverpooli pas rezultateve të dobëta me Liverpoolin këtë sezon.
Mediat britanike kanë raportuar se Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti janë menaxherët e mundshëm për ta zëvendësuar Rodgersin. Por, ish menaxheri i Swanse Cityt nuk i frikësohet shkarkimit.
“Kur ju jeni menaxher i një klubi si Liverpool gjithmonë do të ketë spekulime me punën tuaj, sidomos kur ju nuk jeni fitues”, ka deklaruar Rodgers.
“Unë jam një menaxher shumë më i mirë se kur kam ardhur këtu tre vjet më parë, por unë e di se kam nevojë për të marrë rezultate pozitive”, ka theksuar ai.
Friday, 25 September 2015 15:36