Ish-kapiteni i Mançester Juanjtid, Brajan Robson, ka bërë të qartë se mendon që Zhoze Murinjo është zëvendësuesi perfekt i Aleks Feguson kur ky i fundit të largohet nga “Djajtë e kuq”.
Sër Aleks festoi 70 vjetorin e tij dhe 25 vjetorin në këtë klub, por nuk duket se ka ndër mend të largohet nga detyra për sa kohë që është në gjendje të shkëlqyer fizike.
Robson mendon se klubi nuk ka nevojë të kërkojë për një trajner tjetër, për sa kohë që ka skocezin, por Zhoze Murinjo do të ishte një kandidat ideal për të ardhmen.
“Me sa di unë dhe me sa njoh Mançester Junajtid, ata nuk janë duke kërkuar një trajner të ri aktualisht. Si mund të zëvendësosh Sër Aleks Ferguson, është praktikisht e pamundur! Por atyre do t’u duhet që ta bëjnë një gjë të tillë në të ardhmen dhe Zhoze Murinjo është padyshim një prej emrave në majën e listës. Ecuria e tij flet vetë”. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 March 2012 11:18