Robinho i ka ftuar brazilianët të ruajnë krenarinë, edhe pas eliminimit të mbrëmshëm nga Paraguaji, në çerekfinale të Copa America.
Ai ka thënë se me kokën lart duhet të shikojmë drejt Botërorit 2014, që do të mbahet në “çerdhen” e futbollit botëror, në Brazil.
Ai ka thënë se skuadra e tij nuk duhet ta vajtojë eliminimin në çerekfinale nga Paraguai në “Copa America”, por duhet të shikojë me optimizëm drejt Botërorit 2014 që mbahet pikërisht në Brazil.
Duke e komentuar humbjen e mbrëmshme, ai ka thënë se “karaokët” ishin më të mirë se sa Paraguaji, gjatë gjithë ndeshjes, por se humbën aty ku fituesin e përcakton fati, në penallti.
Penalltitë e mbrëmshme fatale i humbën katër futbollistë brazilianë, duke bërë që të eliminohen nga garat e mëtejmë në Copa America 2011. (LajmeShqip.com)
Monday, 18 July 2011 14:09