Mund të festojë Robinho. Sulmuesi më i kritikuar i Milanit, për mungesën e precizitetit në zonën e rreptësisë, i cili mund të ketë shënuar në Brescia golin, që vlen titullin.
“Gol që vlen sa titulli? Një gol i rëndësishëm, shpresojmë të mundemi ta themi sa më shpejt. Ia dedikoj fëmijës tim, i cili lindi përpara 3 ditëve. Si jam ndjerë në sulm me Casanon?
“Të luash me Casanon nuk është e vështirë. Ai ka një teknikë impresionuese, është i zoti, por kam luajtur me të edhe tek Reali i Madridit,” ka deklarar talenti brazilian, përpara se të flasë për mërkaton.
“Nëse kam folur me Ganson? Flas gjithmonë me të, është një lojtar i madh edhe pse është ende i ri. Po luan mirë në kampionatin brazilian dhe shpresoj me të vërtetë, që të mund të vijë të luajë me ne, sa më shpejt. Ai preferon Milanin? Po, sigurisht që po,” përfundon Robinho.
“Kam gabuar shumë,” do të thoshte Casano gjatë festimeve, pas golit të shënuar nga Robinho. “Por dihet tashmë. E bukura e të pasurit të tillë kampionë të mëdhenj në ekipin tënd, është fakti që në çdo moment, edhe pas një ndeshjeje jo shumë të këndshme, mund të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, vetëm për një moment të vetëm.”
Sunday, 24 April 2011 16:23