Roberto Karlos ka treguar se është një admirues i Pepe dhe stilit të lojës së portugezit. “Nëse Raul shënonte golat kundër Barcelonës dhe ishte idhulli i tifozëve, tani ai idhull duhet të jetë Pepe, me agresivitetin e tij. Është i ri dhe do të mësojë të qetësohet. Por ky është stili i Real Madrid, të jesh shumë kërkues ndaj vetes”, deklaroi ish-mbrojtësi i kësaj skuadre.
Më pas ai foli edhe për Kristiano Ronaldon dhe polemikat me tifozerinë. “Më çuditin gjithmonë ata tifozë që e vërshëllejnë. Ai është pika e referimit të Realit dhe kritikohet sapo gabon një gjë”.
Nuk mund të mungonte një koment i brazilianit mbi Mesin dhe rivalitetin e ndezur me Barcelonën. “Thuhet që nuk është në formë por ai ka 10 sezone që luan në këtë nivel. Reali ka treguar në Kupën e Mbretit të vitit të kaluar se mund të fitojë ndaj Barcelonës. Si i kam përjetuar unë sfidat? Më kujtohet që më kanë nxjerrë disa herë me karton të kuq për ndërhyrjet ndaj Figos”, kujtoi ai. (LajmeShqip.com)
Friday, 10 February 2012 14:08