Legjenda e Real Madridit, i cili aktivizohet tek skuadra r
use e Anzhit, edhe si lojtar edhe si trajner, ka konfirmuar se shpenzuesit e mëdhenj rusë janë të interesuar për shërbimet e Lampard dhe Gerrard.
Miliarderi rus Sulejman Kerimov e dëshiron Capellon në krye të skuadrës, pas kryesimit të Anglisë në Kampionatin Evropian, verën e ardhshme dhe Roberto Carlos tha: “Unë do të jem në darkë me presidentin sonte dhe ne do të flasim për nënshkrimin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.”
“Ne do të flasim për emra si Lampard, Gerrard dhe Robert Pires.”
“Në kushtet e trajnerëve, ka disa emra të tillë si Capello, Guus Hiddink, Vanderlei Luxemburgo dhe Luis Felipe Scolari.” (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 19:45