Arjen Roben ka pranuar se frustrimi i tij është në rritje te Bajern Mynih, pasi e ka gjetur veten në stol dhe në ndeshjet në Bundesligë. Forma ka qenë në rënie dhe 28-vjeçari është lënë në stol nga trajneri Jup Heinkes, por Roben ndjen se trajneri i tij ishte i interesuar që ai të shërohet plotësisht.
“Kur u ndjeva mirë përsëri, unë isha në stol”, tha holandezi për stacionin televiziv “Sport1”.
Holandezi ka qenë gjerësisht i kritikuar për shfaqjet e tij, ndërsa i është dashur kohë për të goditur përsëri gazetat gjermane që e sulmojnë atë kot.
“Ka disa gazeta që përpiqen për një luftë të vogël kundër meje çdo dy muaj. Këtë e them personalisht. Unë nuk dua të zihem me askënd por kjo është trishtuese”.
Bajern Mynih ka të dielën një ndeshje vendimtare në Bundesligë në shtëpi kundër Shalkes. (LajmeShqip.com)
Friday, 24 February 2012 19:21