Mesfushori i Holandës, Arjen Roben, ka treguar se dëshiron të lërë sa më parë pas krahëve disfatën në finalen e Ligës së Kampioneve të Bajern Mynih kundër Çelsit. Ai ka pranuar se do të jetë e vështirë të harrojë penalltinë e humbur në kohën shtesë të ndeshjes, por shpreson të shlyejë gjithçka me një sukses në Euro 2012.
“Isha shumë i gëzuar me fundin e sezonit të Bajern, por gjërat nuk shkuan siç duhej. Finalja e Ligës së Kampioneve ishte e pabesueshme dhe do të lërë një shenjë të përhershme në mendjen time”.
“Do të kujtoj gjithmonë penalltinë që më priti Petr Çeh, por shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë me Holandën në Euro 2012. Zhgënjimi me Bajern do të vazhdojë të jetë aty, por ëndërroj që të mbyll sezonin mirë me pjesëmarrjen në Evropian”.
Tashmë futbollisti regjistron katër finale të humbura në vetëm 3 vite, pasi ka humbur dy herë finalen e Ligës së Kampioneve, ndaj Inter në vitin 2010 dhe tani kundër Çelsit. Këtë sezon ai është mundur edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë nga Borusia Dortmund, ndërsa finalja më e rëndë ka qenë ajo e humbur në vitin 2010, në Botërorin e Afrikës së Jugut.
“Nuk më pëlqen që njerëzit thonë se dështoj në finale, por në fakt ky fat më ka ndjekur në vitet e fundit. Shpresoj që kjo vijueshmëri negative të ndalet në Euro 2012. Grupi jonë është më i vështiri i të gjithë turneut, por na duhet ta pranojmë një gjë të tillë nëse ëndërrojë më bëhemi kampionë. Kemi mundësinë të nxjerrim menjëherë nga gara dy skuadra të forta”, shpjegoi me optimizëm Roben, i cili shtoi se ishte gati të gjuante penallti në kombëtare nëse ia kërkonte trajneri Van Marvijk. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 13:30