“Njeriu prej qelqi”, Arjen Roben, ka konfirmuar mallkimin e tij me dëmtimet që praktikisht i kanë përgjysmuar kohën në fushën e lojës gjatë të gjithë karrierës së tij. Lojtari është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës për Bajern Mynih kundër Nyrembergut, sipas lajmit që është dhënë nga vetë klubi.
Lojtari pësoi një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes miqësore mes Holandës dhe Gjermanisë të mërkurën, ndërsa ishte kthyer në fushë vetëm një javë më parë, pasi kishte kaluar problemet në shpinë.
“Ai nuk do të jetë në fushë por ndeshjen e nesërme dhe besoj se nuk do të luajë as në ndeshjen ndaj Valencias”, konfirmoi Heinkes në konferencën e zakonshme për shtyp.
Klubi tashmë shpreson që ai të jetë i gatshëm për takimin e javës së ardhshme ndaj Hanover, një prej skuadrave më të forta në Bundesligë që mund t’u krijojë probleme bavarezëve.
Lojtari ka luajtur vetëm 5 ndeshje në këtë sezon për shkak të dëmtimeve të tij të vazhdueshme. (LajmeShqip.com)
Friday, 16 November 2012 17:28