Mançester Siti po bëhet gati të vihet në lëvizje për të siguruar Arjen Roben, mesfushorin e Bajern Mynih që duket se gjatë verës do t’i japë lamtumirën bavarezëve.
Holandezi 29 vjeçar, që kushton rreth 15 milion euro, është viktima e parë e mbërritjes së Pep Guardiolës në klubin bavarez, pasi trajneri spanjoll nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij afatgjata dhe për këtë arsye ka shtyrë klubin të blejë Mario Gëtze.
Loja individuale e mesfushorit dhe dëmtimet e tij të njëpasnjëshme janë dy problemet kryesore që sipas Guardiolës e bëjnë atë të papërshtatshëm për idenë e tij rreth futbollit, ndaj holandezi do të jetë ndër sakrificat e para.
Për Roben interesohet disa klube angleze, por ai do të preferonte një skuadër me ambicie në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Megjithatë, Mançester Siti nuk ka ndërmarrë ende asnjë hap, pasi më parë dëshiron të ketë mendimin e trajnerit të ri. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 14 May 2013 08:58