E gjithë Evropa kërkonte Arjen Roben, por ky i fundit ka vendosur që të qëndrojë te Bajern Mynih. Mesfushori holandez ka zgjatur dje kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2015, duke i dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen dhe duke vendosur që të qëndrojë te ekipi gjerman.
“Kam thënë gjithmonë se Bajern Mynih është një familje, duke parë se 2 nga 3 fëmijët e mi kanë lindur këtu. Në Mynih jam si në shtëpi”.
“Për këtë arsye, jam i lumtur që kam rinovuar me klubin edhe dy vite të tjera. Kjo ishte zgjedhja më e mirë si në nivelin sportiv ashtu edhe atë personal. Jeta ime është këtu. Jemi një skuadër e madhe dhe jam i sigurt që do të përmirësohemi me vazhdimin e viteve”, ishin fjalët e holandezit.
Marrëdhëniet mes Bajern Mynih dhe Arjen Roben u lëkundën disi pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve kundër Real Madrid, gjatë të cilës ai u zu me Frenk Riberi.
Por duket se drejtuesit e skuadrës e kanë bindur atë të hedhë pas krahëve këtë problem dhe të vendosë të rinovojë, ndonëse për të interesoheshin skuadrat më të njohura në Evropë. (LajmeShqip.com)
Friday, 04 May 2012 10:50