Pas fitores së kampionatit të tetëmbëdhjetë nga Milani, Ariedo Braida, drejtori sportiv i Milanit, tha: “Ishte një kampionat i bukur, kemi luajtur me ekipe të mëdha dhe kemi fituar, mendoj se do të ketë dhurata për tifozët.”
Mediat kanë sjellë shumë emra të cilët i quajnë si dhuratë për Scudeto. Mbi të gjithë është Ganso, i cili kushton 25/30 milion euro. Pastaj është përfolur emri i Cristiano Ronaldo, fenomeni i Realit të Madridit i cili është ëndrra e presidentit Berlusconi. Emri më i ri është Arjeen Roben, anësori i djathë i Bayern Munich. Ardhja e tij është më e mundshme se ajo e Ronaldos dhe ndoshta ky pikërisht do të jetë dhurata e Berlusconit për tifozët kuq e zi, ka raportuar sot Sportmediaset.
Galliani duket se tashmë ka mbyllur gjithçka me Michele Pazienza,mesfushori i cili është jashtë kontratës me Napolin dhe do të vijë si transfer i lirë.
Monday, 09 May 2011 14:33