Real Madridi tashmë ka vendosur çmimin prej 15 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain (23).
Higuain nuk është bindës për trajnerin Jose Mourinho dhe presidentin Florentino Perez, të cilët në vend të Higuainit dëshirojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.
Për këtë arsye Los Blancos kërkojnë të shesin Higuainin për një shumë modeste prej 15 milionë eurosh, duke marrë parasysh vlerën e sulmuesit para dëmtimit.
Sipas El Mundo Deportivo, 15 milionët do të përdoren në ofertën për Sergio Aguero.
Ndërsa, sipas “Daily Star”, Manchester United dhe Totenhem janë duke shikuar mundësinë e transferimit të francezit Lassana Diarra. Harry Redknap dhe Alex Ferguson janë duke tentuar ta rikthejnë në Premier League ish-lojtarin e Arsenalit, Chelsaet dhe Portsmouthit.
Nëse United paguan 20 milionë euro, atëherë shumë shpejt Lass do të largohet nga Bernabeu. United pas pensionimit të Paul Scholes dhe largimit të Owen Hargreaves nga klubi, mendon seriozisht ta transferojë Lass, kurse Redknap do të tentojë të transferojë lojtarin, i cili me Portsmouthin fitoi FA Cup.
Në anën tjetër, Juve është duke menduar të nënshkruajë me disa prej lojtarëve të Real Madridit, si: Lass, Garay e, çuditërisht, Benzema e Higuain.
Juve është duke shikuar për një zëvendësues për Del Pieron, për ta përforcuar fazën ofensive. Si duket, mundësia për të transferuar Agueron po i shuhet Juves, pasi që Kun shumë shpejt mund të lidhet me ”mbretërit”m prandaj juve po e shikon mundësinë e transferimit të Higuainit.
Wednesday, 01 June 2011 14:33